Loading....

Bachelor në Greek Language and Civilization

Bachelor in Greek Language and Civilization


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit “Bachelor në Greek Language and Civilization”është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën greke. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Greek Language and Civilization”.

Misioni i programit “Bachelor në Greek Language and Civilization” është të pajisë studentët me kompetencën e zotërimit të gjuhës greke, që u mundëson atyre komunikimin në kontekste të ndryshme gjatë karrierës; të njohë studentët me origjinën, zhvillimin, arritjet, vlerat e civilizimit grek; të aftësojë studentët të kuptojnë rolin dhe ndikimin e këtij civilizimi në zhvillimin e shoqërisë njerëzore; të zhvillojë te studentët kompetencën globale dhe ndërkulturore. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si linguistika, letërsia, historia, kultura, etj.

Mundësia për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në gjuhë dhe civilizim grek, në mësimdhënien e gjuhës greke ose në fusha të përafërta.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studenti, i cili zotëron “Diplomë Bachelor në Gjuhë dhe Civilizim Grek”mund të punësohet në sektorë të marrëdhënieve me jashtë të institucioneve qeveritare apo joqeveritare, në sektorë të përkthimit, në sektorë të projekteve, në agjenci të ndryshme shërbimesh, në agjenci turistike, institucione mediatike, organizata ndërkombëtare, biznese kombëtare dhe ndërkombëtare, në qendra kërkimi, etj.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Bachelor në Gjuhë dhe Civilizim Grek

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Gramatikë e gjuhës shqipe /Morfologji 4.5
2 Gjuhë greke I. Gjuhë e folur 4.5
3 Gjuhë greke I. Gjuhë e shkruar 4.5
4 Gjuhë greke I.Gramatikë e aplikuar I 4.5
5 Studim teksti 6
6 Anglisht I 3
7 Informatikë 3
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Gramatikë e gjuhës shqipe/ Sintaksë 4.5
2 Gjuhë greke II. Gjuhë e folur dhe e shkruar 4.5
3 Gjuhë greke II. Gramatikë e aplikuar II 4.5
4 Hyrje në gjuhësi 6
5 Pedagogji 3
6 Anglisht II 3
7 Latinisht 4.5
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Gramatikë e gjuhës greke II. Morfologji e gjuhës greke 4.5
2 Gjuhë antike greke I 6
3 Mitologji greke 4.5
4 Studim teksti II 6
5 Leksikologji 3
6 Metodologjia e studimit shkencor 3
7 Lendë me zgjedhje (Edukim teatral) 3
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Gramatikë e gjuhës greke II. Sintaksë e gjuhës greke 4.5
2 Letërsi antike greke 4.5
3 Arti grek & TIK 4.5
4 Fonetikë - Fonologji 4.5
5 Shkrim akademik 4.5
6 Hyrje në gjuhësinë ballkanike 3
7 Didaktikë e gjuhës greke 4.5
- Totali ECTS Semestri IV 30

Viti i tretë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Letërsi e re greke I 6
2 Histori dhe qytetërim grek I. Histori e Greqisë 6
3 Histori dhe qytetërim grek II. Qytetërim grek I 4.5
4 Përkthim I 4.5
5 Diversiteti gjuhësor dhe terminologjia I 4.5
6 Didaktikë e gjuhës greke me ICT 4.5
- Totali ECTS Semestri V 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Letërsi e re greke II 4.5
2 Letërsi dhe TIK 3
3 Histori dhe qytetërim grek III. Qytetërim grek II 4.5
4 Diversiteti gjuhësor dhe terminologjia II 3
5 Përkthimi II 4.5
6 Praktikë profesionale 4.5
7 Detyrime përmbyllëse 6
- Totali ECTS Semestri IV 30