Loading....

Bachelor in Finance and Accounting

Bachelor in Finance and Accounting


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit “Bachelor në Financë-Kontabilitet” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Financë-Kontabilitet”.

Misioni i programit “Bachelor në Financë-Kontabilitet” është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë të finances dhe kontabilitetit në njësitë e vogla e të mesme të sektorit publik dhe privat. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si ato të financës, të kontabilitetit, të informatikës dhe të statistikës, të mikro dhe makroekonomisë, të legjislacionit të biznesit, etj.

Mundësia për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e ekonomisë.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në Financë-Kontabilitet” mund të punësohet si specialist finance dhe kontabiliteti në banka, në sektorët financiarë të organizatave të të gjitha llojeve, në sektorin e kostove dhe çmimeve, hartues buxheti, në sektorin e auditit, të vlerësimit financiar dhe në sektorë të menaxhimit financiar.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Bachelor Financë-Kontabilitet

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Matematikë 1 4.5
2 Mikroekonomi 4.5
3 Gjuhë e huaj (Anglisht) 3
4 Bazat e informatikës 4.5
5 Shkrim akademik 3
6 Parimet bazë të menaxhimit 4.5
7 Parimet bazë të kontabilitetit 6
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Matematikë ekonomike 4.5
2 Makroekonomi 4.5
3 Sipërmarrje dhe menaxhim i SME 4.5
4 Metoda kërkimi 3
5 Kontabilitet financiar 6
6 Gjuhë e huaj (Greqisht) 3
7 Strukturë të dhënash 4.5
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Statistikë 1 4.5
2 Menaxhim i burimeve njerëzore 6
3 Kontabilitet kosto 6
4 Parimet bazë të marketingut 4.5
5 Parimet bazë të financës 4.5
6 Bazë të dhënash 4.5
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Statistikë biznesi 4.5
2 Financa publike 4.5
3 Menaxhim operacionesh 4.5
4 Drejtim marketingu 4.5
5 Drejtim financiar 6
6 Kontabilitet drejtimi 6
- Totali ECTS Semestri IV 30

Viti i tretë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Tregje dhe institucione financiare 6
2 Investime 6
3 Analizë financiare 4.5
4 Taksim në biznes 4.5
5 Paraja dhe bankat 4.5
6 Menaxhim risku/Hyrje në modelim financiar 4.5
- Totali ECTS Semestri V 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Sistemet e kompjuterizuara në kontabilitet 4.5
2 Auditim 4.5
3 Teknika bankare 4.5
4 E drejtë biznesi 4.5
5 Praktikë profesionale 6
6 Detyrime përmbyllëse 6
- Totali ECTS Semestri IV 30