Loading....

Bachelor in Applied Informatics

Bachelor in Applied Informatics


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit “Bachelor në Informatikë të Zbatuar” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Informatikë të Zbatuar”.

Misioni i programit “Bachelor në Informatikë të Zbatuar” është të pajisë studentët me njohuritë e nevojshme bazë në fushën e informatikës dhe t’u zhvillojë atyre kompetencat e nevojshme për t’u përgatitur si specialistë në këtë fushë. Për realizimin e këtij misioni, programi parashikon thellime në fusha të tilla, si gjuhë programimi, teori dhe praktikë rrjetash kompjuterike, sisteme operative, teknologji informacioni, zhvillim i faqes web, etj.

Mundësia për studime të mëtejshme

Sistemi i njohurive që ofrohet nga ky program dhe aftësitë që fitojnë studentët nëpërmjet tij, u mundësojnë atyre të ndjekin një karrierë profesionale, akademike ose kërkimore, nëpërmjet vazhdimit të studimeve universitare në ciklin e dytë, në programet master profesional ose master i shkencave në fushën e informatikës ose në fusha të përafërta..

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në Informatikë të Zbatuar” mund të punësohet si programues, analist, konsulent i sistemeve të TI, të aplikimeve të web, në sektorë të ndryshëm të kompanive prodhuese, organizata tregtare dhe financiare, në kompanitë e sigurimeve, në sektorët e TI në të gjitha llojet e organizatave.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Bachelor në Informatikë të Zbatuar

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Njohuri informatike dhe aplikacione bazë/Hyrje në informatikë 3
2 Njohuri informatike dhe aplikacione bazë/Përpunim teksti 3
3 Përdorim dhe administrim i sistemeve windows/Përdorim i sistemeve operative 4.5
4 Matematikë 1 4.5
5 Programim të dhënash/ Bazat e programimit 6
6 Bazë të dhënash/ Hyrje në bazë të dhënash 4.5
7 Gjuhë angleze I 3
8 Gjuhë greke I 1.5
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Njohuri informatike dhe aplikacione bazë/ Llogaritje të kompjuterizuara 4.5
2 Përdorim dhe administrim i sistemeve windows/Administrim i sistemeve 4.5
3 Matematikë 2 4.5
4 Programim të dhënash B/ Programim në gjuhën C 6
5 Bazë të dhënash/ SQL 4.5
6 Gjuhë angleze II 3
7 Gjuhë greke II 3
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Programim i orientuar me objekte në C++ 6
2 Web desing/Bazat në web design 4.5
3 Rrjeti kompjuterik/Teori rrjetash 4.5
4 Java/Java 6
5 Lëndë me formim design/Implementime multimediale për web 3
6 Gjuhë angleze III 3
7 Gjuhë greke III 3
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Web design/Elementë të avancuar në web design 6
2 Rrjeta kompjuterike/Praktikë rrjetash 3
3 Rrjeta kompjuterike/Administrim dhe siguri në rrjete 6
4 Java/Java e avancuar 6
5 Lëndë me formim design/Përpunim imazhi 4.5
6 Gjuhë angleze 3
7 Gjuhë greke 1.5
- Totali ECTS Semestri IV 30

Viti i tretë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Linux 6
2 Përpunime multimediale 3
3 Programim/Programim në web.Net 6
4 Sisteme shfrytëzimi 6
5 Sisteme shfrytëzimi/Analizë të dhënash 3
6 Arkitektura X86 Gjuha Assembler 6
- Totali ECTS Semestri V 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Programim/Programim në web me PHP 6
2 Programim/Programim në Oracle 6
3 Praktikë profesionale 12
4 Detyrime përmbyllëse 6
- Totali ECTS Semestri IV 30