Loading....

Bachelor in Tourism Management

Bachelor in Tourism Management


Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi i studimit “Bachelor në Menaxhim Turizmi” është program i ciklit të parë të studimeve universitare. Ky program organizohet me 180 kredite ECTS, ofrohet me kohë të plotë, me kohëzgjatje akademike 3-vjeçare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe. Ky program studimi i takon nivelit të 6-të të studimeve sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve. Në përfundim të studimeve lëshohet “Diplomë Bachelor në Menaxhim Turizmi”.

Misioni i programit “Bachelor në Menaxhim Turizmi“ është formimi i specialistëve në fushën e menaxhimit të turizmit. Programi në vitin e fundit të studimeve është me natyrë aplikative dhe ofron formim kryesisht praktik për të garantuar një karrierë të suksesshme. Ky program studimi gërsheton njohuri teorike të përgjithshme të fushës së menaxhimit me ato specifike të industrisë së turizmit. Programi synon të garantojë formim të plotë menaxherial dhe të përqendrohet, njëkohësisht, në fusha të ndryshme të turizmit si:

  1. Menaxhim i turizmit të qëndrueshëm;
  2. Trashëgimi kulturore dhe natyrore;
  3. Menaxhim i ndërmarrjeve hoteliere dhe udhëtimeve turistike;
  4. Menaxhim i marrëdhënieve me klientët dhe menaxhim strategjik;
  5. Menaxhim dhe marketing i shërbimeve turistike;
  6. Menaxhim i destinacioneve turistike dhe sjellja konsumatore në turizëm;
  7. Elemente të drejtimit financiar, etj.

Ky program studimi përgatit menaxherë turizmi me cilësi dhe aftësi të larta profesionale drejt një karriere të suksesshme, në përputhje me modelet dhe vizionet bashkëkohore të zhvillimit të turizmit në kontekstin e globalizimit dhe integrimit evropian.

Mundësia për studime të mëtejshme

Studenti, i cili diplomohet në programin e studimit “Bachelor në Menaxhim Turizmi” pranohet të vazhdojë një program studimi të ciklit të dytë në menaxhim, marketing, turizëm apo në një fushë tjetër të ngjashme.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Studenti, i cili zotëron diplomë “Bachelor në MenaxhimTurizmi”mund të punësohet si specialist menaxhimi në agjenci turistike, në hotele, në resorte, në qendra arkeologjike, në sektorin e turizmit rural, në agjenci të promocionii turistik.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Bachelor Menaxhim Turizmi

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Matematikë 1 4.5
2 Mikroekonomi 4.5
3 Gjuhë e huaj (Anglisht) 3
4 Bazat e informatikës 4.5
5 Shkrim akademik 3
6 Parimet bazë të menaxhimit 4.5
7 Parimet bazë të kontabilitetit 6
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Matematikë ekonomike 4.5
2 Makroekonomi 4.5
3 Sipërmarrje dhe menaxhim i SME 4.5
4 Metoda kërkimi 3
5 Kontabilitet financiar 6
6 Gjuhë e huaj (Greqisht) 3
7 Strukturë të dhënash 4.5
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Statistikë 1 4.5
2 Menaxhim i burimeve njerëzore 6
3 Kontabilitet kosto 6
4 Parimet bazë të marketingut 4.5
5 Parimet bazë të financës 4.5
6 Bazë të dhënash 4.5
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Statistikë biznesi 4.5
2 Financa publike 4.5
3 Menaxhim operacionesh 4.5
4 Drejtim marketingu 4.5
5 Drejtim financiar 6
6 Kontabilitet drejtimi 6
- Totali ECTS Semestri IV 30

Viti i tretë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Gjeografi turistike 4.5
2 Turizëm ndërkombëtar 4.5
3 Turizëm kulturor 4.5
4 Menaxhim projektesh 4.5
5 Sisteme të kompjuterizuara rezervimi në sektorin turistik 3
6 Sociologji turistike 4.5
7 Strategji turizmi 4.5
- Totali ECTS Semestri V 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Organizim ndërmarrjesh e agjencish turistike 4.5
2 Menaxhim hoteleri dhe evente 4.5
3 Zhvillim i produkteve turistike/ Zhvillim i guidës turistike 4.5
4 E drejtë biznesi 4.5
5 Praktikë profesionale 6
6 Detyrime përmbyllëse 6
- Totali ECTS Semestri IV 30