Konferenca e I-rë Studentore në Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomi(25.05.2017)
Kolegji Universitar “Logos” organizoi Konferencën e Parë Studentore në Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomike, në sallën e konferencave të institucionit në datat: 24 Maj 2017, Sesioni i Ekonomisë dhe 25 Maj 2017, Sesioni i Shkencave të Aplikuara.
Konferenca u hap me seancën plenare në të cilën mbajtën fjalën e tyre autoritetet drejtuese të Kolegjit Universitar “Logos”: Prof. Dr. Xhezair Teliti, rektor i Kolegjit Universitar “Logos”; Prof. Dr. Aleksandër Sallabanda, dekan i Fakultetit të Shkencave të Aplikuara; PhD. Leonora Zoto, dekane e Fakultetit Ekonomik.
Konferenca, kishte gjithsej 27 punime; 17 prezantime nga Fakulteti Ekonomik dhe 12 prezantime nga Fakulteti i Shkencave të Aplikuara. Cilësia e punimeve të paraqitura në Konferencën Studentore, të udhëhequra nga pedagogët e Kolegjit Universitar “Logos”, tregoi një nivel të lartë të formimit të studentëve të Kolegjit Universitar “Logos”. Interesi i shfaqur nga studentët me anën e pyetjeve e diskutimieve të ngritura, ishte një tregues i dukshëm për ndihmën efektive që i dha procesit mësimor ky aktivitet. Temat më të mira të prezantuara në Konferencë, u botuan në Revistën Studentore të Kolegjit Universitar “Logos”.