Loading....

Konferenca e Dytë Shkencore e Studentëve

Konferenca e Dytë Shkencore e Studentëve

Organizohet Konferenca e III-të Studentore në Shkencat e Aplikuara, Ekonomi dhe Shkencat Humane(10.06.2019)

Kolegji Universitar “Logos” organizoi në datën 10 qershor 2019 Konferencën e III-të Studentore në Shkencat e Aplikuara, Ekonomi dhe Shkencat Humane. Konferenca u përshëndet nga Prof. Dr. Nikoleta Mita - Rektor i Kolegjit Universitar “Logos”, e cila përgëzoi studentët për iniciativën e tyre në përmbushje të politikave të Kolegjit Universitar “Logos” për përfshirjen e studentëve në kërkimin shkencor dhe theksoi mbështetjen e pakushtëzuar të stafit akademik të kolegjit në këtë proces.

Në konferencën e zhvilluar në 3 sesione: Sesioni i Shkencave të Aplikuara, Sesioni i Ekonomisë dhe Sesioni i Shkencave Humane, u prezantuan gjithsej 25 punime. Në fund të çdo sesioni, u bënë konkluzionet përkatëse nga Prof. Asoc. Tefta Rota, dekane e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, Prof. Asoc. Fisnik Brovina, dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Dr. Erleta Mato, përgjegjëse e departamentit “Mësuesi për Arsimin Parashkollor” të Fakultetit të Shkencave Humane dhe Komunikimit Gjuhësor.

Cilësia e punimeve të paraqitura në Konferencën Studentore, të udhëhequra nga pedagogët e Kolegjit Universitar “Logos”, tregoi një nivel të lartë të formimit të studentëve të Kolegjit Universitar “Logos”.

Interesi i shfaqur nga studentët me anën e pyetjeve e diskutimeve të ngritura, ishte një tregues i dukshëm për ndihmën efektive që i dha procesit mësimor ky aktivitet. Konferenca u përmbyll me shpërndarjen e certifikatave nga rektori i Kolegjit Universitar “Logos”, Prof. Dr. Nikoleta Mita.
Temat më të mira të prezantuara në Konferencë do të botohen në Revistën Studentore LOGOS, Nr. 3.