Konferenca e II –të Studentore në Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomi (30.05.2018)
Kolegji Universitar “LOGOS” organizoi në datën 30 maj 2018 Konferencën e II-të Studentore në Shkencat e Aplikuara dhe Ekonomi në sallën e konferencave të Kolegjit.
Konferenca u përshëndet nga rektori i Kolegjit Universitar “Logos”, Prof. Dr. Xhezair Teliti dhe nga dekanët e Fakultetit Ekonomik e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara, të cilët përgëzuan studentët për përpjekjet dhe punën e tyre kërkimore si dhe stafin akademik për mbështetjen e vazhdueshme duke shndërruar raportin pedagog-student në udhëheqës-kërkues.
20 punimet e konferencës u zhvilluan në dy sesione: sesioni i parë i përkiste fushës Ekonomike, ndërsa sesioni i dytë Shkencave të Aplikuara. Temat e prezantuara në konferencë ishin tepër bashkëkohore e ngjallën interes të madh në auditor, interes i cili u reflektua në diskutime interaktive midis studentëve. Referimet e konferencës do të botohen në numrin e dytë të Revistës Studentore LOGOS.