Loading....

Master of Science in Religious Tourism Master of Science in Religious Tourism

Master of Science in Religious Tourism Master of Science in Religious Tourism


Statusi Profesional i Programit

Ky është një program ekskluziv i sapokrijuar që ofrohet për herë të parë në një institucion të Lartë në Shqipëri. Ky program bazohet mbi përvojën e deritanishme në sektorin e turizmit dhe zhvillimin e madh që është përjetuar në Shqipëri, por edhe mbi faktin se ekziston një trashëgimi e pasur kulturore në Shqipëri, pasi ka shumë monumente historike nga Greqia e lashtë klasike, Perandoria Romake, Periudha Bizantine, prania e venedikasve dhe sundimi osman. Dihet që janë formuar disa rregulla themelore nga viti 2015 në Shqipëri në lidhje me profesionin e udhërrëfyesve dhe zhvillimin e sektorit turistik si një pjesë e veçantë e ekonomisë shqiptare. Studimet në këtë program ofrohen në gjuhën shqipe dhe angleze.

Ky program ofron kualifikime adekuate studimi me të cilat të diplomuarit mund të punojnë në shumë sektorë të industrisë së turizmit ose duke zhvilluar biznesin e tyre, ose duke prodhuar shërbime, ose produkte turistike në lidhje me turizmin religjioz.

Nëpërmjet një kurrikule ndërdisiplinore, ky program u ofron studentëve të diplomuar një trajnim ekskluziv dhe të specializuar në turizmin religjioz, i njeh ata me specializime të mëtejshme dhe degë të industrisë së turizmit dhe i pajis me aftësitë dhe teknikat e kërkuara për të punuar në këtë sektor.

Qëllimi

Qëllimi i programit është të ofrojë njohuri të specializuara me cilësi të lartë dhe të trajnojë personel të nivelit të lartë, i cili do të jetë i gatshëm të realizojë trajtimin ndërdisiplinor të turizmit, të mbikëqyrë zhvillimin e sektorit të turizmit, të shndërrojë inovacionin në veprim biznesi dhe të kontribuojë në kërkimin në fushat teorike dhe praktike të shkencës së turizmit.

Përshkrimi

Të diplomuarit e këtij programi do të punojnë dhe do të kontribuojnë në të gjitha aspektet e turizmit religjioz dhe zhvillimit lokal. Ata do të përqendrohen në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm turistik dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe religjioze. Të diplomuarit tanë do t’u përgjigjen nevojave të bizneseve turistike dhe modelimit dhe menaxhimit të turizmit religjioz në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht. Një qëllim i përgjithshëm është promovimi i trashëgimisë religjioze dhe kulturore të Shqipërisë dhe nënvizimi i rëndësisë e i sfondit historik nëpërmjet objekteve të trashëgimisë së krishterë. Një qëllim tjetër është që njerëzit të njihen me trashëgiminë religjioze materiale dhe jomateriale, legjislacionin dhe kriteret e ruajtjes së saj. Shpresojmë që publikimet e programit të studimit t’i mundësojnë njerëzit të dallojnë objektet e trashëgimisë kulturore dhe t’i klasifikojnë ato si një trashëgimi kombëtare e këtij vendi. Gjithashtu, inkurajimi i vlerësimit të studentëve për të kultivuar, mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore religjioze të Shqipërisë. Natyrisht, zhvillimi i Departamentit të Theologjisë dhe Kulturës në këtë program do të jetë një garanci për perspektivën akademike dhe shkencore të analizës së materialit të mbledhur. Pra, ky program është një mënyrë tjetër për të ndërvepruar më shumë jo vetëm me të dhëna historike ose kulturore, por edhe me mësime specifike që lidhen me vendet, objektet dhe ritualet religjioze.

Mundësitë e Punësimit

Diplomimi i studentëve në programin Master i Shkencave në “Turizmin Religjioz” ofron mundësi karriere në:

  • • institucione qeverisjeje në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar;
  • • organizata joqeveritare, rajonale dhe ndërkombëtare;
  • • institucione dhe agjenci turistike shqiptare dhe ndërkombëtare që veprojnë në Shqipëri e më gjerë;
  • • institucione publike e private;
  • • organizata jofitimprurëse;
  • • qendrat e zhvillimit;
  • • institucione në nivel qendror pranë njësive të hartimit të politikave dhe shërbimeve të zhvillimit ekonomik,
    të turizmit dhe kulturës.

Kriteret e Pranimit

Në Programin Master “Turizmi Religjioz” pranohen studentë, mbajtës të gradës së parë të Institucioneve të Arsimit të Lartë (Universiteteve) të vendit dhe Institucioneve të huaja, të të gjitha fakulteteve universitare, të cilët, përveç kësaj, duhet të flasin rrjedhshëm gjuhën angleze (niveli B1 e lart) dhe një tjetër gjuhë të huaj (greqishten, frëngjishten, italishten, gjermanishten). Për studentët e huaj kërkohet patjetër njohja e gjuhës shqipe (B2). Sigurisht që do t’u jepet përparësi studentëve me një diplomë Bachelor në Theologji & Studime Religjioze dhe një diplomë Bachelor në Turizëm, Menaxhim Biznesi dhe Financë. Programi do të pranojë 15 – 20 studentë për çdo vit akademik.


Detajet e programit të studimit(Mund ti shkarkoni dhe në formantin .pdf në link-un e mëposhtëm)

DownloadKurrikula në Master i Shkencave në Turizëm Religjioz

Viti i parë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Zhvillimi dhe Politikat Turistike 6
2 Zhvillimi Turistik Lokal (ekonomia, mjedisi, trashëgimia kulturore) 6
3 Turizmi Elektronik (Zbatimi i Informatikës dhe Teknologjisë në Turizëm) 6
4 Arkitektura dhe Arti 6
5 Metodologjia e Hulumtimit 6
- Totali ECTS Semestri I 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Turizmi i Religjionit dhe Pelegrinazhit 6
2 Ruajtja e Trashëgimisë Kulturore 6
3 Trashëgimia Religjioze dhe Kulturore e Shqipërisë I 6
4 Historia e Religjioneve në Shqipëri 6
5 Estetika dhe Theologjia e së Bukurës 6
- Totali ECTS Semestri II 30

Viti i dytë

Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Muzeologjia 6
2 Marketingu i Trashëgimisë Kulturore 6
3 Ikonografia dhe Ikonologjia 6
4 Projektimi i Produkteve Turistike (inovacioni i biznesit) 6
5 Trashëgimia Religjioze dhe Kulturore e Shqipërisë II 6
- Totali ECTS Semestri III 30
Nr. Emërtimi i lëndës/veprimtarisë ECTS/Total
1 Praktika 12
2 Teza e Diplomës 18
- Totali ECTS Semestri IV 30